Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, BQK-ja dhe RTK-ja në rend dite

0%

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora . Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe propozime e kërkesa të tjera parlamentare. Sipas rendit të paraparë, mbledhja do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e kaluara, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në rend dite është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), përkatësisht dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë. Një tjetër pikë e paraparë është propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera.

Burimi: Telegrafi