Kush është Yassir Zabiri, sulmuesi që po shënon sa Mbappe dhe Lamine

0%

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë gola në tetë ndeshjet e para të kampionatit. Kjo e renditë në të njëjtin nivel me Kylian Mbappen, Lamine Yamalin dhe Camellon në listën e golashënuesve, sipas mediumit spanjoll “Marca”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Zabiri është në të njëjtin nivel futbollistik me yjet e Real Madridit dhe Barcelonës. Krahasimi ka të bëjë me numrin e golave të shënuar në kampionat, një statistikë që e ka vendosur të riun maroken në qendër të vëmendjes.

Nga akademia marokene te futbolli evropian Zabiri, emri i plotë i të cilit është Mohamed Yassir Zabiri, ka lindur më në Marrakesh të Marokut. Ai luan në pozitën e sulmuesit dhe është formuar në Akademinë e Futbollit Mohammed VI, një prej qendrave të rëndësishme të zhvillimit të talenteve në Marok.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Karrierën profesionale e nisi te Union Touarga në vendlindje, përpara se të transferohej në Portugali, ku u aktivizua me Famalicaon. Në shkurt të vitit 2026, ai iu bashkua Rennesit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. Për sezonin 2026/27, sulmuesi maroken është huazuar te Racing Santander, ku po shfrytëzon minutat e aktivizimit për të dëshmuar aftësitë e tij para portës.

Kampion bote me Marokun U20 Zabiri u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë Kupës së Botës U20 në vitin 2025, ku Maroku triumfoi në turneun e zhvilluar në Kili. Sulmuesi shënoi pesë gola dhe e përfundoi garën si njëri prej golashënuesve më të mirë, ndërsa në finale realizoi dy herë kundër Argjentinës.

Për paraqitjet e tij në turne, ai u vlerësua edhe me Topin e Argjendtë, si lojtari i dytë më i mirë i garës. Paraqitjet e tij në nivelin e të rinjve i hapën rrugën edhe përfaqësueses A të Marokut. Tashmë, me suksesin te Racing Santander, Zabiri synon të konfirmohet edhe në futbollin e klubeve, pas shpërthimit në arenën ndërkombëtare.

Sipas “Marca”-s, forma e tij ka bërë që Racing Santander të shqyrtojë mundësinë e transferimit të përhershëm nga Rennes. Nëse vazhdon me këtë ritëm, Zabiri mund të kthehet në një prej emrave më interesantë të sezonit në Spanjë.

Burimi: Telegrafi