Kosova gjatë kësaj jave do të përballet me mot të ndryshueshëm, të përcjellë me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë më të theksuara të martën dhe të premten. Temperaturat do të pësojnë luhatje gjatë kësaj periudhe, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të ulët deri mesatar.
Kurse sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
