Pas një serie prej katër humbjesh radhazi në Ligue 1, futbollistët e Olympique Marseille arritën të fitojnë mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Marseille fitoi 2:0 në udhëtim kundër Troyes dhe doli nga zona e rrezikshme e rënies nga liga. Rezultatin e zhbllokoi Amine Harit në minutën e 50-të, pas asistimit të Emersonit. Në minutat shtesë të ndeshjes, Abdelli e vulosi fitoren me një penallti.
Olympique Marseille u ngjit në vendin e 13-të me gjashtë pikë të grumbulluara, dy më shumë se Troyes, e cila ndodhet në zonën e rënies nga liga.
