Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të

0%

Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ramiz Arifin , i cili dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi , 29 vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës , ndërsa ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki. Në lokacion kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com