Një zjarr i qëllimshëm dyshohet se është shkaktuar pas mesnatës në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës , Policia është njoftuar për një zjarr që kishte përfshirë garazhin e një objekti banesor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme në disa automjete dhe në një motoçikletë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar asnjë person i lënduar. Në lokacion ka dalë edhe eksperti i zjarrit, i cili pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes ka konstatuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.
Rasti është trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar si “Zjarrvënie”. Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
