Ekskluzive | Hajnat hyjnë me forcë në kishën në Partesh – vjedhin tri

0%

Një vjedhje e pazakontë është zbuluar mëngjesin e së dielës në fshatin Budrikë e Poshtme të Parteshit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë tri thika me ngjyrë ari. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës , një patrullë policore ka vërejtur se dera e kishës ishte e hapur.

Gjatë kontrollit fillestar është konstatuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hapur derën me forcë dhe kishin depërtuar në brendësi të objektit fetar. Për rastin është kontaktuar personi përgjegjës i kishës, Sarafin Nasic, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga objekti nuk është raportuar vjedhja e sendeve të tjera me vlerë, por janë marrë tri thika me ngjyrë ari, të cilat ndodheshin mbi tavolinën në pjesën ku qëndron prifti. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëme të tjera materiale në objekt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të veprimeve fillestare, është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Identiteti i personave të dyshuar ende nuk dihet, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali

Burimi: sinjali.com