Eva Longoria mahnitëse në fustan të zi prej kadifeje në tapetin e kuq

0%

Aktorja e njohur amerikane, Eva Longoria, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Global Gift Gala, të mbajtur në Monako. Ylli i serialit të famshëm “Desperate Housewives” u shfaq me një fustan të zi prej kadifeje, pa rripa, i cili theksonte linjat e saj dhe i jepte pamjes një elegancë të veçantë.

Longoria dëshmoi edhe një herë se është ndër emrat që dinë të spikasin në ngjarjet e rëndësishme të modës dhe showbizit, duke zgjedhur një stil klasik, por njëkohësisht joshës. Eva Longoria Fustani elegant, i kombinuar me një paraqitje të kuruar deri në detaje, e bëri aktoren një nga figurat që morën vëmendje në këtë mbrëmje gala në Monako. Eva Longoria

Burimi: Bota Sot