– Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan. Forca të shumta policore shihen të pranishme në vendngjarje.
Ndërkaq, Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje. – Dyshohet për vrasje afër Gjilanit Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë. Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Media ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.