Të hënën mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca e radhës plenare

0%

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi. Fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë. Pastaj, do të bëhet propozimi i rendit të ditës për Seancën e radhës plenare, ku të përfshira do të jenë këto pika: 1.

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 5.

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, dhe 6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe në fund, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Burimi: Bota Sot