Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pritur në takim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Jashari e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës, ndërsa gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në përmbushjen e misionit të saj kushtetues. Më herët gjatë ditës, Presidentja Shiroka Pula priti në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
