KFOR-i në duar të një italiani, Ulutas pret në shtab pasardhësin e tij

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

KFOR-i bën me dije se në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, duke siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve, në prag të ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së misionit. Vergori do të marrë detyrën si kryekomandant i misionit të NATO-s më 14 tetor.

Burimi: Bota Sot