Roberto Vergori në Prishtinë, më 14 tetor merr komandën e KFOR-it

0%

Komandanti i ardhshëm i KFOR-it, gjenerali italian Roberto Vergori, ka arritur në Prishtinë, ku më 14 tetor do të marrë zyrtarisht detyrën e komandantit të këtij misioni. Vergori është pritur sot në takim nga komandanti aktual i KFOR-it, Özkan Ulutaş, me të cilin do të bashkëpunojë gjatë ditëve në vijim për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe vazhdimësinë e aktiviteteve të misionit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ceremonia e dorëzimit të komandës do të mbahet më , në Shtabin e KFOR-it. KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Misioni ka bërë të ditur se mandatin e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e tyre në fushën e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com