Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë së shpejti, i kemi

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se konflikti ushtarak me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se Uashingtoni e ka arritur objektivin kryesor për ta penguar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore. Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë.

Ai u shpreh se rritja e çmimeve të karburanteve është e përkohshme. “Ne e ndaluam Iranin nga zhvillimi armës bërthamore — dhe çmimet e karburantit do të bien ndjeshëm e gjithçka do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë apo në një tjetër” , u shpreh Trump.

Presidenti amerikan la të kuptohet se përfundimi i konfliktit mund të arrihet përmes diplomacisë ose përmes vazhdimit të trysnisë ushtarake, duke theksuar se administrata e tij i ka në dispozicion të dyja mundësitë. “Mund ta bëjmë në të dyja mënyrat, por është shumë e thjeshtë — në një mënyrë apo në një tjetër do të përfundojë së shpejti”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trump foli edhe për gjendjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit, duke pretenduar se infrastruktura e tij mbrojtëse është dobësuar ndjeshëm. “Ata nuk kanë ushtri, nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mjete kundërajrore” , deklaroi Trump lidhur me gjendjen ushtarake të Iranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com