Lens fitoi ndaj Lyonit me rezultat 2:1, në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të kampionatit francez. Lensi kaloi në epërsi në minutën e 36-të me golin e Florian Sotokes, pas asistimit të Florian Tovinit. Vendasit e shtuan epërsinë në minutën e 77-të, kur Matjë Udol shënoi me kokë për 2:0, sërish pas një asistimi të Tovinit.
Ndeshja u bë më e komplikuar në minutën e 82-të, kur Udol u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Khalis Merahut. Lyoni e shfrytëzoi epërsinë numerike vetëm tre minuta më vonë, kur pikërisht Merahu shënoi për rezultatin 2:1. Mysafirët tentuan të barazonin në minutat e fundit, por Lensi arriti ta ruante epërsinë dhe të siguronte tri pikët.
Lensi u ngjit në vendin e shtatë me shtatë pikë, ndërsa Lyoni mbeti në pozitën e dytë me 11 pikë, dy më pak se Monako, që kryeson tabelën. Kështu, Lyoni pësoi humbjen e parë në kampionat këtë sezon.
