Rritje “galopante” për mesfushorin që shprehu dëshirën të luante për

0%

Platforma e njohur ndërkombëtare që merret me vlerat në treg të futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar ditën e sotme vlerat e lojtarëve që aktivizohen në Superiore, duke marrë në konsideratë edhe paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Kështu, kartoni i Alessandro Albanese, mesfushorit të Egnatias ka pësuar rritje dhe në këto momente ai vlen 850 mijë euro.

Kujtojmë, lojtari nga Belgjika shprehu pak javë më parë edhe dëshirën që një ditë të luajë për Shqipërinë. Sa i takon futbollistëve të tjerë, rritje ka marrë edhe kartoni i Klevi Qefalija, mesfushorit të Dinamos i cili debutoi me Kombëtaren në fitoren 0-3 ndaj San Marinos. “Benjamini” i Ilir Dajës tashmë vlen 600 mijë euro. Sakaq, mbrojtësi i Bylisit, Fabjan Përndreca vlen 500 mijë euro.

Përmirësim të vlerës së kartonit kanë “përfituar” edhe Malomo i Dinamos (500 mijë) dhe Eljon Sota i Egnatias (450 mijë). Sa i përket lojtarëve që i është zbritur vlera e kartonit, përmenden portieri i Teutës, paul Bernandoni dhe Olsi Myrta i Laçit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot