Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin

0%

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Vizita e saj në Prishtinë zhvillohet më , ndërsa në agjendë janë takimet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas agjendës së publikuar për sot, von der Leyen do të pritet nga Haxhiu në orën , në Presidencën e Kosovës. Më pas, në orën , ajo do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti, shkruan “Bota sot”. Vizita është pjesë e turneut vjetor të presidentes së Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Komisionit Evropian, fokusi i vizitës është rruga drejt Bashkimit Evropian, integrimi gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro. Von der Leyen e nisi turneun të mërkurën në Tiranë, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas Kosovës, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa më 2 tetor do të qëndrojë në Shkup. Takimet në Prishtinë zhvillohen në një periudhë të rëndësishme për raportet Kosovë-BE, ndërsa vizita pritet të sjellë në fokus çështjet e integrimit evropian dhe reformat që lidhen me këtë proces.

Burimi: Bota Sot