Vazhdojnë punimet në shkollën e re ekonomike “Isa Boletini” në

0%

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamje nga punimet në objektin e ri shkollor, duke bërë të ditur se shkolla do të ofrojë kushte më moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit. Sipas Bulliqit, objekti i ri do të përfshijë sallë të re të sporteve, kabinete moderne dhe infrastrukturë bashkëkohore.

Me përfundimin e punimeve, shkolla ekonomike “Isa Boletini” synon të krijojë ambiente më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve sportive.

Burimi: Telegrafi