Komuna e Podujevës ka njoftuar se drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Behram Latifi, ka zhvilluar vizita në terren te fermerët në Llapashticë të Epërme, Dobratin dhe Peran.
Gjatë vizitave, Latifi është njohur nga afër me aktivitetet e fermerëve dhe punën e tyre në fusha të ndryshme të bujqësisë, duke përfshirë kultivimin e drithërave, blegtorinë, prodhimin e frutave të imta dhe kultivimin e perimeve në serra. Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimeve është diskutuar për veprimtarinë e fermerëve dhe rëndësinë e mbështetjes së sektorit të bujqësisë.
Drejtori Latifi ka deklaruar se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë, me synim krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e prodhimit vendor dhe fuqizimin e ekonomive familjare që merren me bujqësi.
Vizitat janë zhvilluar më , në kuadër të angazhimeve të Komunës së Podujevës për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me fermerët dhe për të njohur nga afër nevojat e tyre.
