Vrasje në tentativë në Vushtrri, një person rrahet me mjete të forta

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në Vushtrri, në ora . “Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe brenda veturës një fishek tjetër. Rasti është duke u hetuar.

Burimi: Telegrafi