​Liria ka Emër, sot mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje për

0%

Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet të bashkohen sot në protestën e paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër, duke filluar nga ora në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur revoltën ndaj vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së.

Specialja shpalli fajtorë për kinse krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet heqje lirie Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13. Kujtojmë, tash e 15 ditë me radhë po vazhdojnë protestat kundër vendimit të Speciales dhe në mbështetje për ish-pjesetaret e UÇK-së.

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, teksa janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel për datën 10 tetor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot