Avdullahu në listë për ndeshjen ndaj Izraelit

0%

Shpërndaje në: Përgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka dorëzuar listën në UEFA për ndeshjen ndaj Izraelit. Në listë figuron emri i liderit të mesfushës, Leon Avdullahu. Avdullahu u rikthye në grumbullim një ditë pasi ishte liruar përkohësisht për arsye familjare. Portieri Arijanet Muriq është në dyshim shkaku lëndimit të pësuar ndaj Austrisë.

Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu kanë mbetur jashtë ekipit. Janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu. Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sonte nga ora në Debrecen të Hungarisë dhe i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Edhe Futboll 16 o. më parë Kosova s’ka respekt për Izraelin në fushë, synon fitore Do të jetë ndeshja e tretë e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë ndaj Irlandes, Kosova e fitoi 1:0 me gol të Vedat Muriqit. Të dielën në Vjenë humbi nga Austria me rezultat 3:1, ndërsa sonte synon fitoren e dytë. Më 4 tetor në Prishtinë e pret Austrinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha