​Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për

0%

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.

Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së. Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi. – Orari i nisjes për në protestat nga komunat e Kosovës Platforma Liria ka Emër ka bërë të ditur se për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës.

Autobusët do të nisen nga qytete dhe vendbanime të shumta, ndërsa oraret dhe pikat e nisjes janë publikuar nga organizatorët. – “Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet më 1 tetor, nga ora , në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës.

Lajmi i plotë këtu : – Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet më 1 tetor në ora , në sheshin e kryeqytetit. “Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Burimi: Telegrafi