Dita e ndeshjes: Kosova synon rikthimin te fitoret ndaj Izraelit

0%

Kosova rikthehet në fushë për ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku përballë do ta ketë Izraelin në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit. “Dardanët” e nisën kampanjën me fitore 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, por tri ditë më vonë pësuan 3-1 nga Austria. Me tri pikë në dy ndeshje, Kosova aktualisht renditet e dyta në grup, pas Austrisë që ka gjashtë pikë.

Në anën tjetër, Izraeli e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë edicion. Fillimisht u mposht 3-1 nga Austria, ndërsa më pas pësoi humbje të thellë 3-0 nga Republika e Irlandës.

Për këtë arsye, izraelitët mbajnë vendin e fundit me zero pikë dhe vetëm një gol të shënuar pas dy takimeve. 12 ndeshje i pezulluar dhe jashtë listës së FIFA-s, gjyqtari i ndeshjes Izrael-Kosovë merr vëmendjen Kjo do të jetë përballja e tretë mes Kosovës dhe Izraelit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim, me Kosovën që ka shënuar dy gola dhe Izraeli një në përballjet e mëparshme sipas UEFA-s. Për Kosovën, sfida në Debrecen është një mundësi për të rikuperuar pas humbjes ndaj Austrisë dhe për t’u rikthyer në rrugën e rezultateve pozitive.

Një rezultat i favorshëm do të ishte i rëndësishëm para ndeshjes së radhës, sërish ndaj Austrisë, më 4 tetor. Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet të enjten, më 1 tetor, në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, me fillim nga ora ./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi