Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në

0%

Në prag të përballjes së nesërme mes Izraelit dhe Kosovës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda në një atmosferë të hapur dhe miqësore, me fokus zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, ecurinë e deritanishme dhe perspektivën e ekipeve kombëtare. Presidenti Zuares vlerësoi përparimin dhe sukseset e arritura nga Kosova në vitet e fundit, ndërsa theksoi edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave.

Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe organizimin dhe mikpritjen e treguar në Kosovë gjatë përballjeve të mëparshme ndërmjet dy vendeve, si në nivelin e Kombëtareve A, ashtu edhe te ekipet U21. Në përfundim të darkës zyrtare, palët uruan njëra-tjetrën për një ndeshje të mirë dhe korrekte, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe frymës së “fair-play”-t.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet nesër në Debrecen, në një përballje që pritet me interes të madh nga të dyja palët.

Burimi: Bota Sot