Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Shqiptarët në Boks janë Histori, Zizi Olimpik”, do të organizohet si kushtim legjendës së boksit kosovar dhe sportistit të shekullit, Aziz Salihu, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës. Kjo në kuadër të aktiviteteve të sportive të FBOXK sipas kalendarit për vitin 2026.
“Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon aktivitetet e saj sportive sipas kalendarit për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Prishtina” nga Prishtina do të organizojë Turneun Ndërkombëtar të Boksit Shqiptarët në Boks janë Histori , Zizi Olimpik”, i cili i kushtohet legjendës së boksit kosovar dhe sportistit të shekullit, Aziz Salihu.
Turneu do të zhvillohet më , në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora . Peshimi i boksierëve: Ora – Palestra e Klubit të Boksit “Prishtina””, ka shkruar FBOXK. “
Në këtë turne, përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, do të marrin pjesë edhe boksierë nga rajoni, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar dhe duke krijuar një mundësi të mirë për përballje sportive dhe promovimin e boksit”.
