Kosova në dialogun ndërkombëtar për paqen – në agjendën e presidentit

0%

Kosova po hyn në një hapësirë të rëndësishme të dialogut akademik ndërkombëtar për paqen, kujtesën historike dhe të ardhmen.

Më 25–, në Athinë, zhvillohet “1st Dialogues4Peace – Dialogues with the Past: Timeless Wisdom for Contemporary Peacebuilding”, një forum ndërdisiplinor i lidhur me European Academy of Sciences and Arts (EASA), ku marrin pjesë studiues dhe personalitete nga vende e institucione të ndryshme. Në agjendën e konferencës është edhe Prof.

Klaus Mainzer, President i EASA-s, ndërsa në diskutimet e forumit përfshihet edhe tema ime: “Kosovo in the International Arena: Post-Conflict Statehood, Memory, and the Lessons of Dayton”. Programi më paraqet si Prof. Nijazi Halili, Faculty of Political Sciences, Universum College, Pristina, Kosovo. Kjo temë nuk është vetëm një analizë akademike e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo e vendos përvojën kosovare në një debat më të gjerë ndërkombëtar: çfarë mësojmë nga konfliktet e së kaluarës, si ndërtohet shtetësia pas konfliktit dhe si mund të shndërrohet kujtesa historike në faktor paqeje. Kosova nuk mund të kuptohet vetëm përmes së kaluarës së saj. Ajo duhet të kuptohet edhe përmes mënyrës se si e ndërton të ardhmen.

Pikërisht për këtë arsye, diskutimi mbi Kosovën në një forum të tillë ndërkombëtar ka rëndësi të veçantë. Sepse çështja e Kosovës lidhet jo vetëm me historinë e Ballkanit, por edhe me pyetjet universale të paqes, shtetësisë, kujtesës, dialogut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Mësimi i Dejtonit mbetet i rëndësishëm: paqja nuk përfundon me nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Ajo kërkon institucione, dialog, kujtesë të përgjegjshme dhe vizion për të ardhmen. Nga Athina, Kosova nuk duhet të shihet vetëm si një histori konflikti.Kosova është edhe një mësim për paqen, shtetësinë dhe dialogun ndërkombëtar. Athinë, – Kosova në dialogun ndërkombëtar për paqen.

Burimi: Bota Sot