Dakota Johnson tërheq vëmendjen në premierën e “Verity”

0%

Aktorja e njohur Dakota Johnson tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të premierës së filmit të ri psikologjik “Verity”, në New York. Johnson u shfaq në premierë së bashku me yjet e tjerë të filmit, përfshirë Anne Hathaway, Josh Hartnett dhe Ismael Cruz Córdova, ndërsa paraqitja e saj në tapetin e kuq u komentua nga të pranishmit dhe mediat.

“Verity” është një thriller psikologjik i bazuar në romanin me të njëjtin emër të autores Colleen Hoover. Në film, Johnson interpreton një nga rolet kryesore, në një histori të mbushur me mister, sekrete dhe kthesa të papritura. Dakota Johnson Premiera në New York shënoi një tjetër paraqitje publike të Johnson, e cila vijon të jetë një nga emrat më të njohur të kinemasë amerikane.

Me elegancën dhe stilin e saj karakteristik, Johnson u bë një nga figurat më të fotografuara të mbrëmjes. Dakota Johnson

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot