Kosova stërvitet në Debrecen

0%

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei” në Debrecen, në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Izraelit. Atmosfera në prag të kësaj sfide është shumë e mirë. Futbollistët janë maksimalisht të motivuar për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Ndeshja me Izraelin luhet nesër në orën 20.45 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B të kombeve.

Kosova synon fitore e dytë, ndërsa izraelitët të parën.

Burimi: Bota Sot