BE-ja dhe Kanadaja drejt një partneriteti të ri strategjik

0%

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të njoftojnë muajin e ardhshëm një partneritet të ri dhe të gjerë strategjik, në një kohë kur të dyja palët po përballen me ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe pasojat e luftës tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, përcjell “Bota sot”, .

Partneriteti pritet të zyrtarizohet në samitin BE-Kanada, i cili është planifikuar të nisë më 29 tetor në Montreal. Sipas një projektdokumenti të përbashkët, të siguruar nga “Politico”, bashkëpunimi do të shtrihet në fusha të ndryshme, nga tregtia dhe energjia, te mbrojtja, teknologjia dhe mbështetja për Ukrainën.

Në dokument thuhet se bota po përballet me “sfida të paprecedenta gjeopolitike”, krahas sfidave në tregti, energji, teknologji, klimë dhe burime. BE-ja dhe Kanadaja kanë intensifikuar përpjekjet për forcimin e lidhjeve strategjike, ndërsa përballen me pasojat e politikave tregtare të administratës së Trumpit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë muaj propozoi që Kanadaja të ftohet për t’u bërë anëtare e asociuar e BE-së. Ky propozim u pasua nga një kërcënim i menjëhershëm i Trumpit për vendosjen e tarifave.

“Kanadaja dhe BE-ja, me aksesin tonë të pakrahasueshëm tregtar, vlerat e përbashkëta dhe fuqitë ekonomike plotësuese, mund të ndërtojnë një marrëdhënie më të thellë dhe më të integruar”, thuhet në projektdokument.

Në kuadër të marrëveshjeve të reja, BE-ja dhe Kanadaja synojnë të përshpejtojnë investimet në projektet për mineralet kritike, të forcojnë zinxhirët e furnizimit dhe të rrisin sigurinë e furnizimit. Palët planifikojnë gjithashtu krijimin e rezervave të burimeve kritike, me qëllim zbutjen e “luhatjeve të tregut dhe ndikimeve gjeopolitike”.

“Ne do të harmonizojmë strategjitë dhe standardet, do të lidhim industritë dhe do t’i përqendrojmë ambiciet tona në sektorët që sjellin përfitimet më të mëdha për popujt tanë.

Kjo përfshin zhvillimin e energjisë së besueshme dhe me emetime të ulëta karboni, për të cilën pjesa më e madhe e botës ka nevojë, nga gazi natyror i lëngshëm te energjia hidroelektrike, diellore, e erës dhe ajo bërthamore”, thuhet më tej në dokument. Një tjetër marrëveshje pritet të lidhet me luftën kundër zjarreve.

Otava dhe Brukseli do të njoftojnë blerjen e përbashkët të 50 avionëve “De Havilland” për shuarjen e zjarreve nga ajri. Avionët pritet të jenë të gatshëm për përdorim në Kanada dhe Evropë nga viti 2030. Von der Leyen e kishte paralajmëruar këtë qasje edhe në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit, më 15 shtator. “Po bashkojmë forcat vullnetarisht… Do të krijojmë një aleancë teknologjike.

Do të integrojmë bazat industriale të mbrojtjes. Do ta bëjmë Arktikun një projekt të përbashkët kryesor. Do të punojmë për energjinë, mineralet kritike dhe bateritë. Për inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike, sigurinë kibernetike dhe atë ekonomike” , tha ajo.

Burimi: Bota Sot