Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka sqaruar situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas spekulimeve për një përplasje mes tyre. Jesus tha se mediat portugeze e kishin ekzagjeruar një situatë që, sipas tij, nuk përbënte problem real. Trajneri zbuloi edhe bisedën që kishte zhvilluar me kapitenin portugez.
“Ata (mediat portugeze) praktikisht më detyruan të flisja me Cristianon për një situatë ku nuk kishte fare situatë.” Jesus tregoi se i kishte thënë Ronaldos: “Ka kaq shumë gjëra që po thuhen në Portugali sa nuk e kuptoj çfarë po ndodh”, ndërsa Ronaldo i ishte përgjigjur se do të respektonte çdo vendim të trajnerit. “Cristiano më tha: ‘Jam këtu që ti të vendosësh.
Nëse dëshiron të luaj, do të luaj. Nëse nuk dëshiron të luaj, nuk do të luaj. Nëse dëshiron të jem në tribunë, do të shkoj në tribunë.’” Jesus shtoi se gjithçka ishte sqaruar pas darkës dhe se mes tyre nuk kishte mbetur asnjë problem. “Ne e kishim zgjidhur gjithçka pas darkës. Problemi nuk ishte as problem.”
