Jurgen Klop ka humbur shërbimet e një lojtari të cilin dëshironte ta kishte në dispozicion për ndehsjet ndaj Serbisë dhe Greqisë. Mbrojtësi Niko Shloterbek është dëmtuar në stërvitje dhe është larguar nga grumbullimi pas një incidenti të pazakontë. Sipas “Bild”, ai ka pësuar këputjen e një ligamenti anësor në kaviljen e djathtë.
Futbollisti po merrte pjesë në një ushtrim në nxemje, kur grupe me nga katër lojtarë duhej të driblonin mes piketave. Por ai ka ngatërruar grup dhe ka shkuar te ai ngjitur. Në momentin kur ka tentuar të shmangë Jeltsh me një driblim, ai ndrydhi keq kaviljen e tij duke u shtrirë menjëherë në tokë.
Fillimisht lojtarët menduan se po tallej, por pastaj kuptuan se situata e Shloterbek ishte serioze. Kontrollet e para zbuluan këtë dëmtim, që do e linte lojtarin e Borusia Dortmund jashtë fushave të lojës për një periudhë disajavore. Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk ka një dëmtim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.
AI mungoi disa muaj pas një dëmtimi të ngjashëm në Kupën e Botës dhe vetëm kohët e fundit ishte përfshirë përsëri në radhët e ekipit.
