Sot pasdite në Strugë u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet Strugës Trim Lum dhe Novacit. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2. Skuadra e Novacit, e cila garon në Ligën e Dytë, e përfundoi pjesën e parë në epërsi prej 0:2. Për Novacin shënuan: Nikola Taleski, nga penalltia; Stefan Spirovski. Në pjesën e dytë, skuadra vendase e Strugës reagoi dhe arriti ta barazojë rezultatin.
Për Strugën shënuan: Adrian Zendelovski; Marjan Radeski. Kështu, rezultati përfundimtar ishte Struga Trim Lum 2:2 Novaci. Ndeshja ishte një mundësi e mirë për trajnerin e Strugës, Bledi Shkëmbi, që t’u jepte hapësirë më shumë futbollistëve të tij, sidomos atyre që gjatë pjesës së kaluar të sezonit nuk kishin pasur shumë minuta në fushë. Ata patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre.
