Pogradeci fiton “derbin” e Juglindjes! Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” është zhvilluar miqësorja Pogradeci – Devolli, e përfunduar 4: 1 për liqenorët. Përpos rezultatit dhe fitores bindëse, skuadra pogradecare ishte dominuese në çdo aspekt, duke triumfuar në “derbin” e Juglindjes.
Pogradeci e ka nisur me ritmin e duhur këtë sezon të ri në Kategorinë e Parë, kryesues me 8 pikë pas 4 javësh të luajtura, ndërsa objektivi madh përkon me ngjitjen në Superiore.
Burimi:
Bota Sot
