Mario Mitaj ishte titullar kundër San Marinos, ndërsa u vlerësua me notë shumë të lartë sipas “Flashscore”, 8.1, mes më të mirëve te Shqipëria. Pas ndeshjes, mbrojtësi i majtë reagoi përmes postimit në rrjetin social Instagram: “Një fitorë e rëndësishme. Falëmindërit për mbështetjen tifozat kuq e zi , ju presim në ndeshjen e radhës”.
Për Mitaj, ka bërë reagim edhe klubi i Genoa-s, teksa shkruan: “Mitaj dhe Ellertsson u paraqitën në fitoret e Shqipërisë dhe Islandës, Liga e Kombeve”. Për mbrojtësin e majtë, përkon me rikthim në formacionin titullar, pasi e nis në stol kundër Bjellorusisë.
