U zhduk gjatë luftës, pas 27 vitesh identifikohen mbetjet e Adem

0%

Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja e Adem (Muhamet) Beqirit ka bërë të ditur se ai do të rivarroset, pasi mbetjet e tij janë identifikuar në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut. Beqiri, i lindur në vitin 1951, ishte pjesë e Grupit të Intelektualëve. Sipas familjes, ai u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa për më shumë se dy dekada fati i tij mbeti i panjohur.

Pas identifikimit të mbetjeve mortore, familjarët tashmë kanë mundësinë që ta përcjellin në banesën e fundit. Njoftimi Rivarrimi i Adem Beqirit do të bëhet më , në varrezat e fshatit Pantinë. Ceremonia mortore do të nisë në orën . Familja ka njoftuar gjithashtu se pritja e ngushëllimeve do të bëhet në Hotel Palace, nga 4 deri më 6 tetor, prej orës deri në .

Burimi: Bota Sot