Kastrioti nuk luan para shikuesve të vet, dy ndeshje në Itali

0%

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, kampion, fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës (meskujt), do të luajë larg shikuesve të vet, dy ndeshjet e Kupës Evropiane në Itali. Kështu kanë konfirmuar në faqen zyrtare të tyre. “Pas një sezoni historik, vazhdojmë në Evropë!

Sezonin e kaluar e mbyllëm me Kupën e Kosovës dhe titullin kampion, ndërsa këtë sezon e kurorëzuam edhe me Superkupën e Kosovës. Tri trofe në shtëpi. Tash është koha me e vazhdu këtë rrugëtim edhe në arenën ndërkombëtare.

EHF EUROPEAN CUP – ROUND 2 Raimond Sassari – KH Kastrioti Ferizaj! – – Pala Santoru, Sassari – Itali Dy ndeshje, një kundërshtar i fortë dhe një mundësi tjetër për me e përfaqësu Ferizajn e Kosovën në Evropë. Nga trofetë në shtëpi, drejt sfidës evropiane. Historia vazhdon”, ka njoftuar KH Kastrioti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot