Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 30 shtatorit në qytetin e Përmetit. Rreth orës , në Lagjen e Re, një 40-vjeçare, e dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Për pasojë, gruaja ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se 40-vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
Bota Sot
