Kombëtarja stërvitet në Itali

0%

Kombëtarja shqiptare nuk do të rikthehet në Tiranë pas fitores kundër San Marinos. Stafi bashkë me lojtarët kanë vendosur që të qëndrojnë në Çezena për t’u stërvitur një ditë pas ndeshjes. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë do të marrin më pak ngarkesë fizike, ndërsa të tjerët do të bëjnë stërvitje të plotë.

Ditën e nesërme është parashikuar që kuqezinjtë të udhëtojnë drejt Finlandës, ku do të kryejnë edhe një stërvitje në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Burimi: Bota Sot