Një fans i Rita Orës ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur admirimin ndaj këngëtares shqiptare, duke vendosur emrin “Rita Ora” në targat e automjetit të tij. Rastësisht, targat nuk kaluan pa u vënë re nga vetë artistja, e cila vendosi ta ndajë momentin me ndjekësit e saj në Instagram.
Rita publikoi fotografi të automjetit dhe targave, duke shprehur habinë për numrin e rasteve kur ka hasur targa me emrin e saj. Instastory “Kurrë s’e kam menduar se do të shoh kaq shumë targa me emrin Rita Ora në jetën time” , shkroi këngëtarja.
Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e komentuan gjestin si një mënyrë kreative për të shfaqur dashurinë dhe mbështetjen ndaj artistes shqiptare me famë ndërkombëtare.
