Për momentin, Nevil Dede mund të jetë i qetë sa i përket portës te Egnatia. Prania e tre portierëve në organikë i jep trajnerit alternativa të shumta dhe krijon një konkurrencë që pritet të ndikojë pozitivisht në performancën e secilit. Megjithatë, merkatoja mbetet ende e hapur dhe nuk përjashtohet që në ditët në vijim të ketë lëvizje edhe në këtë repart.
Nëse Dajsinani largohet drejt një aventure jashtë vendit, Egnatia duket se e ka gati zëvendësuesin, duke siguruar vazhdimësi dhe stabilitet në një pozicion kyç për objektivat e sezonit të ri.
