Shpërthen kundër fotografëve: A po filmojnë qimet e hundës?

0%

“Kam ndjesinë sikur fotografët po më filmojnë qimet e hundës”, kështu foli trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, për një tjetër çështje aktuale që disa lojtarë kyç në këtë Kupë Bote e kanë gjetur veten duke diskutuar, afërsinë e tepërt të fotografëve në stol.

Pas fitores së rëndësishme në minutën e fundit kundër Bregut të Fildishtë, trajneri gjerman shprehu shqetësimin e tij për afërsinë e fotografëve, veçanërisht kur luheshin himnet kombëtare. Nagelsman nuk ishte i pari që e ngriti këtë çështje.

Përpara tij, trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, e kishte theksuar tashmë çështjen pasi luajti kundër Kroacisë në debutimin e “Tre Luanëve” në Kupën e Botës: “Po i kërkoj FIFA-s të ndryshojë pozicionet e fotografëve, sepse nuk munda ta shihja ekipin tim gjatë himnit kombëtar dhe mezi prisja ta përjetoja atë moment”, tha trajneri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri i Gjermanisë, më vonë e përsëriti teorinë e trajnerit të Anglisë. “Nuk e di se sa shumë mund të ankohemi tani. Por dua të pajtohem me Thomas Tuchel . Është një moment emocional kur, gjatë himnit kombëtar, lidhesh me lojtarët. Ajo që është më mbresëlënëse është sa afër janë të gjithë”, tha ai, duke iu referuar afërsisë së fotografëve. “Mendoj se ka zgjidhje më të mira.

Edhe që lojtarët të lidhen me stafin e trajnerëve. Ata gjithashtu vënë re se si këndojmë me ta, sa të emocionuar jemi, ose nëse i brohorasim kur mbaron himni kombëtar. Në atë moment, ne mbështesim përsëri njëri-tjetrin, dhe e tëra çfarë shoh janë fotografë para meje. Ka kaq shumë njerëz shumë afër njëri-tjetrit, dhe në realitet nuk mund të shohësh asgjë”, vazhdoi trajneri gjerman.

Burimi: Bota Sot