Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Von der Leyen u prit në Aeroportin e Rinasit nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Sipas agjendës të bërë publike nga Kryeministria, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me Ramën.
Më pas, do mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp, me praninë e gazetarëve. Von der Leyen viziton sot Tiranën, si ndalesë e parë e një turi ballkanik
