Festivali i 6-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2026” vazhdon sonte me ditën e dytë të programit, ku në kinemanë ABC në Prishtinë do të shfaqen gjashtë dokumentarë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Programi i mbrëmjes nis në orën me dokumentarin “Sara”, i cili sjell historinë e një vajze 16-vjeçare që, pavarësisht mungesës së dorës së djathtë dhe sfidave me të cilat përballet, arrin të ndërtojë rrugëtimin e saj si sportiste. Në orën është në program dokumentari kosovar “Brezi i parë”, nga autorët Valdete Osmani dhe Enis Imeri.
Filmi trajton historinë e grave dhe vajzave kosovare që nga vitet ’70, të cilat u bënë pjesë e basketbollit dhe hendbollit në Kosovën nën ish-Jugosllavi, përballë represionit, paragjykimeve dhe diskriminimit gjinor e kombëtar.
Programi ndërkombëtar vazhdon në me dokumentarin “The Dragon from Koseze”, ndërsa në shfaqet “Running the Race: 100 Year Celebration of Olympic Champion Eric Liddell”, kushtuar kampionit olimpik Eric Liddell. Në orën publiku do të ketë mundësi të shohë dokumentarin “Broken Kids: The Untold Story of Young Athletes”, që trajton historitë dhe sfidat e sportistëve të rinj.
Dita e dytë mbyllet në orën me dokumentarin “Arda Turan: Confrontation”, kushtuar ish-futbollistit turk Arda Turan dhe rrugëtimit të tij në futboll.
Festivali i Filmit Sportiv “Prishtina 2026” po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe përmes dokumentarëve vendorë e ndërkombëtarë sjell histori të ndryshme nga bota e sportit, duke vënë në fokus jo vetëm sukseset, por edhe sfidat, sakrificat dhe historitë njerëzore që qëndrojnë pas tyre.
Pas përfundimit të shfaqjeve, deklaratat e organizatorëve dhe autorëve, si dhe momentet kryesore të mbrëmjes, do të jenë pjesë e raportimit nga festivali.
