21 ditë vonesë, vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë në

0%

Vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor, 21 ditë më vonë se afati i planifikuar. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duke bërë të ditur se vonesa është shkaktuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore.

“Këtë vit, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave kundër gripit është ndikuar nga ndryshimet në përbërjen e shtameve të rekomanduara për vaksinën e hemisferës veriore.

Këto ndryshime kanë ndikuar në afatet e prodhimit dhe furnizimit në nivel global, si dhe në furnizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, ku vaksinat pritet të arrijnë me 21 ditë vonesë nga afati i planifikuar”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas institutit, procesi i furnizimit po përcillet nga afër dhe pas pranimit të vaksinave do të bëhet njoftimi për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. “IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftim.

Qytetarët do të informohen në kohë edhe për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com