Mediumi malazez befasohet me shqiptarët: Prizreni në këmbë,

0%

Investohet shumë në Kosovë, ndërsa detajet dhe rrethanat që e shoqëruan finalen e Superkupës në basketboll e tregojnë më së miri këtë, e nis tekstin mediumi malazez “Vijesti”. Ky medium befasohet nga atmosfera e shqiptarëve të Republikës së Kosovës. “Prizreni në këmbë, presidenti i klubit qau nga gëzimi – trofeu i parë i Igor Jovoviq me Bashkimin”, është titulli i mediumit malazez.

“Qyteti i vjetër i Prizrenit ishte mbrëmë në këmbë. Një numër i madh tifozësh e pritën autobusin me basketbollistët e Bashkimit, të cilët fituan trofeun e parë pas një kohe shumë të gjatë. Skuadra e drejtuar nga ish – trajneri i Buduçnosti, Igor Jovoviq, e mposhti dhe i dha fund dominimit të Trepçës në një finale që tifozët e Bashkimit do ta kujtojnë gjatë”, ka shkruar më tej.

“Për shkak të hedhjes së sendeve në fushë, palestra u zbraz ende në fund të pjesës së parë, ndërsa drama vazhdoi por këtë herë në parket”, shkruan media malazeze. Jovoviq i përshkruan detajet: “ Gjatë gjithë kohës ishim në ndjekje të rezultatit ndaj një ekipi që dominon dhe që ka fituar gjithçka gjatë pesë viteve të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në bankën e tyre është trajneri i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Adis Beçiragiç. Arritëm ta përmbysnim rezultatin dhe një sekondë para fundit shënuam një treshe për epërsinë prej tri pikësh”, tregon Jovoviq. Por kjo nuk ishte fundi, ishte vetëm fillimi i dramës. “Mbeti edhe një sekondë deri në fund dhe ne pësuam një treshe.

E shënoi qendra e tyre nga gjysma e fushës së vet, madje duke goditur tabelën ”, tha Jovoviq. Për shumë ekipe, një goditje e tillë do të ishte një tronditje nga e cila nuk do të mund të riktheheshin në vazhdime. Por jo për Bashkimin e Jovoviqit. “Po, ishte një tronditje, por u qetësuam, biseduam gjatë pushimit, u ngritëm mentalisht dhe në vazhdime e përfunduam punën” , tha ai.

Kamera e fokusoi presidentin e klubit, me lot në sy, si dëshmi se sa shumë do të thotë ky sukses për Bashkimin. “Ky trofe u prit gjatë, shumë gjatë. Spektakli i vërtetë ndodhi pas kthimit në Prizren, ku na pritën tifozët, natyrisht”. “Në Kosovë luhet basketboll i mirë dhe investohet shumë, ndërsa Jovoviq me Bashkimin po hyn në sezonin e tij të dytë”, shkruan mediumi malazez.

“Këtë sezon kemi edhe një ekip shumë të mirë. Ka ardhur ish-lojtari i Splitit, Shorter, i cili është një përforcim i madh, por edhe Jajuan Johnson, i cili dikur, së bashku me David Blattin te Darussafaka, e ka fituar Eurokupën.” “Tani kemi një ekip serioz dhe shkojmë në ndjekje të trofeve.

Më vjen mirë që në finalen e parë të këtij sezoni arritëm ta mposhtim Trepçën, e cila ka dominuar vërtet. Sezonin e kaluar na mposhtën në të dyja finalet.” Tani Bashkimin e pret një program i ngjeshur. “Luajmë në tri fronte. Na pret FIBA EuroCup, një garë shumë e fortë ndërkombëtare, por edhe të gjitha garat vendore.

Besoj se kjo fitore do të jetë një shtysë e vërtetë për një sezon të suksesshëm”, përfundoi Igor Jovoviq.

Burimi: Bota Sot