Tërmet me magnitudë 4.0 pranë Tebës, lëkundjet ndihen edhe në Atikë

0%

Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar herët këtë mëngjes pranë Tebës në Greqi, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonën e Atikës. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar në orën , me epiqendër rreth 2 kilometra në jug-juglindje të Tebës dhe në një thellësi fokale prej 12.3 kilometrash.

Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtën zonë është regjistruar edhe një tjetër lëkundje sizmike, me magnitudë 3.3. Epiqendra e kësaj lëkundjeje është lokalizuar rreth 4 kilometra në juglindje të Tebës. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos, përmes një postimi, konfirmoi se tërmeti me magnitudë 4.0 është ndier edhe në Atikë.

Ai theksoi gjithashtu se pas lëkundjes së parë është regjistruar edhe tërmeti me magnitudë 3.3. “Është shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim”, shkroi Papadopoulos, duke shtuar se do të rikthehet me një vlerësim të mëtejshëm, nëse do të jetë e nevojshme. Deri më tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve sizmike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot