Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas më shumë se gjashtë

0%

Pas më shumë se 6 muajsh në arrati, është arrestuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten. Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti. Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.

Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Komisariati Lezhë, është bashkëpunuar me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bëre i mundur dorëzimi i tij. Ai ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.

Burimi: Bota Sot