Gërvalla: Komisioni miratoi Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në

0%

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore, si dhe pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi. Gërvalla tha se gjashtë projektligjet synojnë forcimin e sistemit të drejtësisë, nga luftimi i pasurisë së pajustifikueshme te rritja e integritetit dhe përgjegjësisë së gjyqtarëve e prokurorëve.

Ajo u shpreh e bindur se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto projektligje, duke theksuar se reforma në drejtësi “duhet dhe do të bëhet realitet”.

Postimi i plotë: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe 5 projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi Nga luftimi i pasurisë së pajustifikueshme, te integriteti dhe përgjegjësia e gjyqtarëve e prokurorëve, fuqizimi i Këshillave dhe forcimi i Akademisë së Drejtësisë, këto 6 ligje prekin themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto 6 ligje janë fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qytetarët e vendit tonë e presin këtë prej shumë vitesh. Shteti ligjor, kudo dhe në çdo strukturë, nuk do të mbetet vetëm një premtim.

Pas një pune kolosale, të përbashkët dhe të pandalshme të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit nga Qeveria dhe tash edhe nga Komisioni për Legjislacion, 6 projektligjet janë vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës. Jam e bindur se edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi.

Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet.

Burimi: Bota Sot