Argjentina, hierarkia e re pas Messit

0%

Një kapitull i ri nis për Argjentinën, e cila po zhvillon përgatitjet për miqësoret e radhës. Por këtë herë, në qendër të vëmendjes nuk është vetëm ndeshja. Është një ndryshim që shënon fundin e një epoke, Argjentina pa Lionel Messin. Për më shumë se një dekadë, 39-vjeçari ka qenë shumë më tepër se një kapiten.

Ai ka qenë pika e referimit e skuadrës, lideri teknik dhe figura që mishëroi një brez të artë të futbollit argjentinas. Tani, trajneri Lionel Scaloni duhet të ndërtojë një skuadër të re dhe të menaxhojë tranzicionin pas Messit. Vetë tekniku pranon se zëvendësimi i yllit argjentinas nuk është thjesht çështje skemash apo rolesh në fushë, por një sfidë që prek të gjithë grupin.

“Përtej faktit që është një futbollist, gjithmonë kam thënë se atë që Messi krijonte brenda dhe jashtë fushës nuk e kam parë te askush tjetër. Ne nuk kërkojmë një njeri të fortë apo dikë që të frikësojë shokët e skuadrës. Kërkojmë njerëz pozitivë dhe të mirë. Besojmë se ata ekzistojnë dhe së bashku mund ta mbushim boshllëkun që la Leo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të jetë e vështirë, por grupi është përgjigjur gjithmonë mirë dhe besoj se kemi njerëzit e duhur”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. Në këtë tranzicion, përgjegjësia për të udhëhequr skuadrën i është besuar Cristian Romero. Mbrojtësi i Atletico Madridit merr shiritin e kapitenit, me Emiliano Martínez si zëvendëskapiten dhe Lautaro Martínez në rolin e kapitenit të tretë.

Një hierarki e re për një skuadër që duhet të mësojë të ecë përpara pa njeriun që për vite ishte udhërrëfyesi i saj. Por ndarja me Messin nuk do të jetë e menjëhershme. Ylli argjentinas pritet të rikthehet për një tjetër përshëndetje me fanellën e kombëtares.

Përballë Beninit, në një miqësore që pritet të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Monumental”, Argjentina do t’i japë lamtumirën kapitenit të saj legjendar. Një mbrëmje simbolike, që do të shënojë jo vetëm fundin e një epoke, por edhe fillimin e një kapitulli të ri për “Albiceleste”.

Burimi: Bota Sot